Gabriel Garko fotografohet në Romë me të dashurin e tij 23-vjeçar, Gaetano

Gabriel Garko, pasi pranoi që ishte gay, tashmë është fotografuar duke shëtitur nëpër Romë me të dashurin e tij të ri, Gaetano.

Më herët Garko tha: "Po takohem me një person me të cilin shkoj shumë mirë  dhe është një histori që sapo ka filluar."

Të dy qëndruan në të njëjtën rezidencë, ku ishte edhe një çift tjetër LGBTI,  Imma Battaglia, një aktiviste lgbt dhe Eva Grimaldi, shoqja e pandashme e aktorit.

Gaetano Salvi, i dashuri i ri i Gabriel Garko, është Napolitan, pikërisht nga Torre Annunziata.

Ai është vetëm 23 vjeç dhe punon në Milan Malpensa si një operator aeroporti.