Infektimi i Donald Trump nga koronavirusi bëri që kërkimet në Google për "Schadenfreude" të shpërthejnë

Në fillim të tetorit, Donald Trump njoftoi se ai dhe gruaja e tij Melania ishin infektuar nga koronavirusi.

Presidenti amerikan në mënyrë demonstrative kishte refuzuar zbatimin e masave kundër pandemisë.

Ai refuzoi vendosjen e maskës, zhvilloi tubime të mëdha elektorale dhe minimizoi përmasat e pandemisë në intervista dhe në Twitter. 

Trump kaloi disa ditë në një spital dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë në fillim të kësaj jave.

Për shumë amerikanë dhe njerëz në të gjithë botën, infeksioni i Trump nuk kaloi pa ironi. 

Të paktën kjo është ajo që sugjerojnë të dhënat e trendit global nga Google. 

Në indeksin e interesit, shprehja "Schadenfreude", huazuar nga gjermanishtja, qëndronte rreth vlerës 10.(Schadenfreude është një emocion kompleks, ku në vend që të ndjesh keqardhje ndaj fatkeqësisë së dikujt, schadenfreude zgjon ndjenja të gëzueshme që marrin kënaqësi kur shikojnë se dikush dështon. Ky emocion shfaqet më shumë tek fëmijët por edhe te të rriturit)

Nga 27 shtatori-3 tetor, java që përkoi me njoftimin se Donald Trump se ishte infektuar nga virusi, ai arriti deri në 100, vlera më e lartë e mundshme e indeksit. 

Gjatë kësaj jave ra përsëri në 84, por mbeti relativisht e lartë.

Vetë Trump po bën më mirë sipas deklaratave të tij dhe mjekëve që po kujdesen për të. Presidenti amerikan u largua nga spitali të hënën.