Pamje Horror/ Futet në market dhe sulmon pronarin me thikë

53-vjeçari Ihsan Ergin, pronar i një marketi në Koln të Gjermanisë I shpëtoi për fat vdekjes teksa u sulmua me thikë në vendin e tij të punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 qershor, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Siç shihet, agresori e sulmon papritur 53-vjeçarin duke i shkaktuar një plagë 18 cm të thellë në shpinë.

U desh ndërhyrja e një punonjësi të marketit, I cili goditi me shishe birrë në kokë agresorin.

Sipas mediave vendase, shkak për sulmin mund të jetë bërë xhelozia për një prej punonjësve të marketit.

Për të parë momentin e sulmin klikoni KËTU