Publikohen pamjet/ Si tentoi ti merrte armën policisë greke 21-vjeçari shqiptar. Qëlloi por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 14:02
Publikohen pamjet nga moment kur një shqiptar 21-vjeçar, gjatë një përleshje me policinë greke, tenton ti marrë armën njërit prej tyre.]
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Katerini.
I riu shqiptar ishte duke u arrestuar, por ka bërë rezistencë ndaj policëve, duke tentuar edhe tu rrëmbejë armën.
Policët kanë filluar të kontrollojnë shqiptarin 21 vjeç, kur në ndihmë të tij kanë ardhur një i ri tjetër shqiptar bashkë me një grek.
Gjatë rezistencës, i riu 21 vjeçar madje qëlloi me armë, por plumbat fatmirësisht nuk kapën askënd, ndërsa të tre protagonistët u arrestuan.