Vulin: Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, largimi im do të ishte dhuratë për të

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi duke thënë se ai po  përpiqet që të heqë qafe padinë e Gjykatës Speciale për të ashtuquajturat krime nga UÇK-ja.

Sipas Vulin, Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri, bëjnë me dije mediat serbe.

"Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri. Nuk është çudi që ai është nervoz dhe po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë. Ai mund të më sulmojë mua, por ai nuk mund të ndryshojë të vërtetën se mizoritë janë të ashtuquajturës UÇK. Aq sa duhej të formohej një gjykatë speciale për ta. Një gjykatë speciale për një organizatë politiko-ushtarake u formua për herë të fundit në Nuremberg, për pasuesit e ideologjisë naziste dhe tani për anëtarët e të ashtuquajturës UÇK. Çdo ngjashmëri është e saktë dhe e qëllimshme," - tha Ministri Vulin.

Ai ka shtuar largimi i tij nga qeveria do të ishte një dhuratë e mirë për Thaçin dhe ambasadorët.

Largimi im do të ishte një dhuratë e mirë për Thaçin dhe ambasadorët. Është mëkat se si progresi i bërë në ushtri është i qartë, por për shkak të kësaj, tërheqja ime do të ishte edhe më e vlefshme” - theksoi Vulin.