Presidenti Ilir Meta, u rreshtuar fort kundër ndryshimit të Kodit Zgjdhore pa dakortësinë e opozitës jashtë parlamentare,  ndërsa e ka një bindje të tij, pse kryemisnitri Edi Rama nuk i do listat 100 % të hapura.

Ilir Meta: Ai nuk i bën listat e hapura se i del jashtë  kontrollit PS.  Me lista të hapura në asnjë qarq të Shqipërisë nuk del deputet. Tani është koha të mbledhë forcat e të përballojë me sa dinjitet mund të ketë atë rezultat që ka prodhuar me qeverisjen e tij. Unë ndaj çështjen shtetërore, kombëtare me politikën e personale.

Po të ishte personale nuk do të kisha bërë kurrë koalicion në 2013, se ju e  dini shumë mirë poshtërsinë që bëri ai, por jam i detyruar të respektoj siglën që ka ai, atë detyrë që e ka dhe si e ka dhe mbi të gjitha të bëj më të mirën për të ndihmuar vendin që të dalë me kosto sa më pak nga kjo rrumpallë qeverisje e këtyre viteve, muajve dhe ditëve”

Kreu i shtetit, i bëri thirrje mazhorancës që të mos e prekë marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo rrugë tjetër tha ai do të ishte atentat ndaji integrimit.

Ilir Meta: Nuk mund dhe nuk do të lejojmë instalimin e një grushti shteti do të bëhet një shembull për të gjithë botën e Europën.  Me poezinë e Hafzi Nelës, “ja liri ja vdekje” e me cdo mjet tjetër legjitim do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues demokracisë dhe sovranitetit të popullit shqiptar. Të jeni të sigurtë që socialistët do të jenë të parët.

Kreu i shtetit në komunikmin e përjavshëm me median u ndal tek  rritja e nivelit të detyrimit që shteti  ka akumuluar  për çështjet e humbura në Gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar.  Meta tha se vendimet e njeanshme dhe të jashtëligjshme të qeverise  po i kushtojnë Shqipërisë qindra milona dollare, duke u kthyer rrezik për ekonominë.

Ilir Meta: Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit. Koha për parandalimin e rënies në humnerë të vendit është tani!

Kreu i shtetit tha se i ka kërkuar avokatures së shtetit informacion për çështjet në arbitrazh por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje.