VIDEO/ Vritet në Serbi biznesmeni i njohur edhe në Prishtinë. Kamerat e sigurisë regjistrojnë shkëmbimin e zjarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2020, 08:36
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Siç njoftojnë mediat lokale, persona të panjohur kanë ekzekutuar në Novi Pazar pronarin e një agjencie turistike në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.
Sipas të njëjtave burime, viktima është Selajdin Janjeva, pronari i “Selo Tours” në Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.
Kamerat e sigurisë në vendngjarje ka arritur të regjistrojnë të gjithë skenën që i ngjan filmave aksionë.