Fitoi lotarinë dhe shkoi në Amerikë/ Vritet barbarisht nga partneri 23 vjeçarja shqiptare, nënë e një foshnje 11 muajsh
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Amerikë, ku një 23 vjeçare shqiptare, Elena Alinj nënë e një foshnje 11 muajsh është dhunuar barbarisht nga partneri dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Të afërmit e saj kanë bërë të ditur ngjarjen dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale kërkojnë që të ndihmohen nga shqiptarët në mënyrë që trupi i Elenës të sillet në Shqipëri.
Mbledhja e fondeve do të bëhet në platformën gofundme.
POSTIMI I PLOTE I TE AFERMEVE NE ‘GOFUNDME’
**Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.
Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajza vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.
Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.
Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.