Hila debat me Dukën: Keni frikë të përmendni oligarkët, doni të bashkëpunoni me ta

Drejtuesi i Emisionit Arena në RTV Ora, Dritan Hila, ka debatuar me kryetarin e PAA përsa i përket oligarkëve.

Hila ka thënë se opozita nuk i përmend emrat e oligarkëve pasi ka frikë nga ta, dhe dëshiron që të bashkëpunojë.

Hila: Askush nga opozita nuk përmend emrat e oligarkëve, ka frikë.

Duka: Nuk më duket etike të përmendim emra.

Hila: Etike? Të marrin lekët e buxhetit dhe të mijat… Ti përmendin opozita o burrë!

Duka: Pse i kemi fikë ne?

Hila: Po i keni frikë se ju marrin votat, dhe keni qejf që të bashkëpunoni nesër me ta, se gjysmat e PPP ju ua keni dhënë.

Duka: Nuk është njëlloj situata.

Hila: Kjo opozitë u ka dhënë gjysmat e PPP.

Duka: Ky (Rama) i ka bërë ortakë, me PPP.