Ndotja e detit në 2015, Gjykata e Durrësit dënon me burg dy shtetas grekë

Gjykata e Durrësit ka dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burg kapitenin dhe kryemekanikun e një trageti që 5 vjet më parë shkaktuan katastrofë mjedisore, duke derdhur 1000 litra mazut në bregdetin e Durrësit.  Ata u shpallën fajtore për akuzën e ndotjes.

5 vjet pas ndotjes me përmasat e një katrastrofe mjedisore të detit Adriatik në Durrës në nëntor të vitit 2015 nga një traget, Gjykata ka pëfunduar shqyrtimin e dosjes.

Kapiteni Efthymos Sokos dhe kryemekaniku Charalampos Chiotellis janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burg për “ndotje të ujërave” në bazë të nenit 203 të Kodit Penal Shqiptar.

Ndotja e detit, nëntor 2015

Vendimi është marrë në shkurt të këtij viti nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, sipas këtij dokumenti që Ora News disponon.

Vendimi i Gjykates se Durresit

Procesi gjyqësor u zhvillua në mungesë të dy të akuzuarve, të cilët u mbrojtën nga një avokat i caktuar nga shteti.

Burimet thonë se ata kanë nisur përgatitjet për apelimin e vendimit të Shkallës së Parë në Apel.

Sipas dosjes hetimore, dy shtetasit grekë që drejtonin anijen e kanë pranuar pakujdesinë e detarëve dhe defektet e saraçineskave, të cilat kanë çuar në derdhjen e lëndës djegëse në det.

Kjo i bëri ata  me përgjegjësi dy të akuzuarit, pasi ishin në dijeni të defektit

Në atë kohë u përllogarit se rreth 1000 litra mazut u derdh nga trageti "Bridge” në detin Adriatik./A.R, OraNews