Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj Lukashenkos

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko , djalit të tij dhe gjashtë zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë, të cilët konsiderohen si përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të zhvilluar më 8 gusht dhe për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab , bëri publik vendimin sot dhe tha sanksionet do të vendosen në koordinim me Kanadanë.

"Ata janë përgjegjës për bandat e vendosura kundër popullit bjellorus dhe ne do të qëndrojmë për vlerat tona të demokracisë dhe të drejtave të njeriut," tha Raab.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit të vendosur ndaj vetë Lukashenkos.

Pas daljes nga BE, është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj një presidenti në detyrë.