Humus për bimët, krijohet arkëmorti ekologjik

Njëkompani holandeze ka krijuar një arkëmort ekologjik që shndërron një trupnjerëzor në lëndë ushqyese për bimët. Ai përbëhët nga mikeliumi, strukturarrënjësore nëntokësore e kërpudhave, që është ricikluesi më i madh i natyrës.

Një kompani holandeze ka krijuar një arkëmorttë biodegradueshëm, të bërë nga një kërpudhat, në vend të drurit, që mund tëshndërrojë një trup njerëzor në lëndë ushqyese për bimët.

Arkemorti është bërë nga miceli,struktura rrënjësore nëntokësore e kërpudhave, dhe mbushet me një shtrat myshkupër të stimuluar dekompozimin.

"Mikeliumi është ricikluesi më imadh i natyrës", tha Bob Hendrikx, krijuesi i arkemortit. Ai gjithashtugllabëron toksinat dhe i kthen ato në lëndë ushqyese.

"Është përdorur madje në Çernobilpër të pastruar tokën e ndotur atje nga katastrofa bërthamore", thaHendrikx.

Arkemorti është “rritur” si një bimëbrenda një jave në laboratorin e kompanisë duke përzier micelin me copa druri. Pasimiceli është rritur përmes copëzave të drurit, arkivoli është tharë dhe kaforcë të mjaftueshme për të mbajtur një peshë deri në 200 kilogramë.

Pasi të varroset, bashkëveprimi me ujinnëntokësor do të shpërndajë arkivolin brenda 30 deri në 45 ditë.

Zbërthimi i trupit vlerësohet të marrëvetëm 2 deri në 3 vjet, në vend të 10 deri në 20 vjet që duhen me arkivoletradicionale.

Vlera e një arkemorti ekologjik shkon në 1500 euro për copë dhe deri më tani kompania ka shitur 10 të tillë.