Koleksioni eklektik, Victoria Beckham prezanton krijimet pranverë-verë 2021

Prezantohet në Londër koleksioni eklektik i stilistes Viktora Beckham. Për shkak të pandemisë shfaqja ishte regjistrar më herët pa praninë e publikut. Veshjet elegante janë frymëzuar nga moda e viteve ’70.

StilistjaViktoria Beckham prezantoi një përzgjedhje krijimesh nga koleksioni Pranverë/Verë2021 nëprmjet publikimit të një videoje, ku shfaqen modelet teksa sfilojnë nëpasarele.

Stilistja, ecila kishte planifikuar disa shfaqje në javën e modës në Londër, u detyrua tëndryshojë planet e saj për shkak të pandemisë. Për këtë arsye ajo publikoi njëvideo me rreth 20 modele veshjesh.

Nëshënimet e shfaqjes, Beckham shpjegoi se si ajo dhe ekipi i saj reaguan nëmënyrë spontane dhe instiktive ndaj situatës aktuale në krijimin e koleksionevetë reja, të cilat ajo i përshkroi si "për një garderobë të vërtetë".

Koleksionisjell nga pantallonat moderne të frymëzuara nga vitet ‘70 deri tek fustanet egjatë me dantella - tipike për një pasarelë Victoria Beckham.

"Eklektike është një fjalë që unëvazhdoj ta kthej në këtë sezon - ajo përmbledh vërtet gruan, qëndrimin e saj, shpërfilljene saj," tha Beckham.

"Ky koleksion është një ëndërr efrymëzuar nga realiteti," shtoi ajo.

Beckhamtheksoi ndryshimet në modelet e këtij sezoni, duke përzgjedhur materiale tëderdhura dhe të lehta.