Ellen DeGeners rikthehet në ekran, flet për herë të parë mbi akuzat e rënda ndaj saj
Ellen DeGeneres është përballur me akuzat eish-punonjësve të emisionit të saj në lidhje me ngacmimet dhe racizmin nëambientet e punës.
Pavarësisht akuzave, Ellen ka vendosur tërikthehet në ekran, në sezonin e saj të 18-të. Këtë radhë është kthyer me një sloganmjaft të veçantë "Be Kind".
Ellen është shprehur për herë të parë përakuzat që po i rëndojnë.
“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë që një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur. I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program. Ky është emisioni i Ellen DeGeneres. Unë jam Ellen Degeneres. Emri është kudo këtu. Kemi pasur shumë biseda përgjatë këtyre javëve për programin, për vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen. Tani janë bërë ndryshimet e duhura dhe do të vazhdojmë përpara”, ka thënë moderatorja.
Ajo ka treguar se është prekur nga këto akuza,pasi gjithmonë ka pasur një imazh të mirë.
“Tënjihesh si zonja e mirë është si thikë me dy presa. E vërteta është që unë jampersoni që shihni në televizior. Po ashtu jam edhe shumë gjëra të tjera.Mërzitem, bëhem me nerva, kam ankth, frustrohem, jam e paduruar dhe po punojshumë që t’i rregulloj defektet e mia. Sidomos të qënit e paduruar. Dua tëpërmirësohem.”- u shpreh moderatorja.