"Zemra më është copëtuar", Ava Max humb njeriun e saj të shtrenjtë
Ditën e sotme Ava Max ka humbur një nga njerëzite saj më të shtrenjtë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë lajmin ehidhur me ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në "Instagram".
Gjyshi i saj, Dionis Koçi është ndarë nga jetaduke shkaktuar një pikëllim të madh te Ava dhe familjarët e saj.
Artistja ka publikuar në Instagram disa fototë vjetra të gjyshit, të cilat janë shkrepur në Shqipëri. Ava tregon se Koçiishte me profesion aktor dhe se prej tij ka trashëguar edhe dashurinë përskenën.
“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”- shkruan Ava krah fotove të gjyshit të saj.