E pabesueshme, vakti i fundit i një qeni parahistorik mund të ketë qenë një rinoceront. Zbulimi pas 14.000 vjetësh

Studiuesit kanë zbuluar atë që mendohet të jetë vakti ifundit i një qeni parahistorik i cili ka jetuar 14.000 vjet më parë.

Qeni i lashtë u gjet i ngrirë në vitin 2011, organet e tij,zemra mushkëritë dhëmbët stomaku ishin të gjitha të paprekura. Pas një analizetë bërë së fundmi qenit, ekipi i gjeti të fshehur në barkun e tij mbetje të njërinoceronti.

Sipas shkencëtarëve qeni ka ndëruar jetë si pasojë e një rrëshqitje të tokës gjatë epokës së vonë të Akullit.

Klima e ftohtë e Siberisë ka ndihmuar në ruajtjen e trupit,duke i mbajtur të gjitha organet të ngrira për mijëra vjet, bëri të diturstudiuesja Edana Lord.

Mbetjet bimore janë gjetur në stistemin e tretjes për tëcilat Lord shprehet se " është shumë e pazakontë të gjesh inde nga njëkafshë tjetër të ruajtura në stomak".

Fillimisht studiuesit menduan se kjo mbetje vinte nga njëluan shpelle, ose e një mace të madhe që është zhdukur rreth 13.000 vjet më parë.

Por duke pëërdorur ADN-në, ata arritën të përcaktonin se kjo mbetje i takonte një rinoceronti.