Blogerja e seksit: Ende nuk e kam lexuar Kamasutrën, ma bëri dhuratë një fans nga Amerika
Blogerja dhe gazetarja e njohur shqiptare e cila nëpërmjet blogut të saj shpërndan informacione rreth edukimit seksual dhe jo vetëm, së fundmi ka qenë e ftuar në "You & Me" me Julka Gramon në NRG Radio.
Lekatari foli për shumë gjëra, mbi 60 minuta për jetën, seksin, shqiptarët dhe jo vetëm.
Të kesh Zhaklinën në program dhe të mos e pyesësh për seksin, është e pamundur dhe tl njejtën gjë bëri edhe Zhaklina.
Zhaku tha se marrëdhëniet me seksin i ka shumë të mira, dhe se nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi bën atë që bën sot, edukon dhe informon seksualisht.
Më tej Lekatari shtoi se së fundmi një fans nga Amerika i kishte sjellë disa libra dhuratë, ndër to edhe Kamasutrën, të cilin deri më sot nuk e kishte lexuar.
Për ju që e keni humbur, Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar këtë verë në "Ora Verore", Rtv Ora me Ronaldo Sharkën, shijoni intervistën buzë detit.