Jonida Maliqi përfundon në spital pas dietës: Për t'u dukur mirë, sepse njerëzit paragjykojnë!
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Jonida Maliqi, i është dashur të përballet me dyert e spitalit, fatkeqsisht.
Jonida këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke treguar se e gjitha ka ndodhur për shkak të nje diete, madje ka dhënë dhe një mesazh të fortë, lidhur me femrat që kërkojnë të jenë sa më në formë, për veten dhe të tjerët:
‘Vetëm për faktin që të jesh gjithmonë në formë, të dukesh bukur para të tjerëve, para komplekseve që deri diku më janë indoktrinuar që në moshë fare të vogël, kur unë kam qënë paksa në peshë’, shprehet ajo, duke nënkuptuar kështu edhe kompleksin që femra ka për ta pranuar veten ashtu siç është.
Këngëtarja përmes të tjerash tregon edhe sakrificën që kërkon statusi i të qënurit personazh publik.
‘Dhe mesa duket për të qënë ai personi që duhet të jesh gjithmonë e kuruar sepse del në skenë, duhet të jesh në një peshë perfekte, sepse njerëzit paragjykojnë, analizojnë gjithcka tënden sidomos në paraqitjen tënde të jashtme’, shkruan ndër të tjera Jonida.