Përdorin emrin e Nevina Shtyllës për mashtrim

Moderatorja Nevina Shtylla është jo pak e njohur dhe e pëlqyer për publikun, ndaj për këtë arsye, njerëz ende të pa indetifikuar kanë përdorur emrin e saj për të mashtruar njerëz.

Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, Shtylla ka zbuluar rastin. Ajo ka shpërndarë foto nga biseda ku keq bërësit flisnin me individë të ndryshëm nën emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës.

Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në ‘Instastory’.