Endri Prifti: Rama i quajti sardele njerëzit që shkojnë në club natën, unë nuk kam asnjë lekë

Pjesë e emisionit “Ora Verore” në RTV Ora kanë qenëedhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifiti. Ndër të tjera ata kanë foluredhe për faktin se qeveria ka ndaluar muzikën nëpër lokale e clube pas orës 8.

Ata shprehen se janë të prekur nga situata që kakrijuar pandemia e koronavirusit dhe se nuk kanë lekë.

Stefi Prifti: Jemi të kujdesshëm me shpenzimet, fëmijët tanë nuk po blenë më gjë, por kjo nuk do të thotë që ne të mos funksionojmë me gjërat më të domosdoshme për mënyrën e jetesës.

Endri Prifit: Ka artistë që kursejnë lekë, kurse unë për shembull të gjitha lekët që kam i shpenzoj dhe e vërteta është që unë s’kam më asnjë lekë. Është një dëm shumë i madh që i ka bërë familjes sime dhe mua.

Endri ka përmendur dhe kryeminstrin Rama të cilin e quajti Covid.

Endri Prifti: Ai tha se të gjithë njerëzit që dëgjojnë muzike natën janë sardele dhe që mbyllen nëpër kuti. Ata njerëz që investojnë në famijet e tyre, që hapin clube restorante i quajti kuti. Nuk marr vesh se çfarë bëhet këtu.