Sadna bën deklaratën e papritur për Alekun: Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin

Aktorja indiane Sara Khan e cila njihet nga të gjithë shqiptarët me rolin e Sadnës në serialin “Bidaai” dhe Angad Hasija në rolin e Alekut, kanë fituar zemrën e të gjithë publikut. Të dy ata janë miq shumë të mirë edhe pasi përfundoi seriali dhe shihen pothuajse kudo bashkë.

Por në një intervistë për mediat indiane, Sara Khan ështëshprehur se dikur ata nuk e pëlqenin aspak njëri-tjetrin.

“Netë gjithë kemi mbetur miq të ngushtë. Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohëshumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasurmarrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, porme kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”, ështëshprehur ajo.