Vendosi krem zbutës në fytyrë dhe i merr flakë, vdes e moshuara

Një gjyshe 83-vjeçare Yvonne Webb, e cila kishte problememendore, lyeu fytyrën me krem zbutës dhe më pas i kishte afruar një qiri.

Fytyra e saj mori flakë dhe si pasojë ajo humbi jetën.Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj në Londër.

Kremrat zbutës shpesh përmbajnë kimikate të ndezshme qëpërdoren për trajtimin e lëkurës së thatë dhe kruajtjeve në lëkurë, siç janëekzema ose psoriasis.

Pasi ndezi qiririn pranë sobës së saj të gazit, fytyra e sajmori flake dhe nisi të vraponte nëpër shtëpi e mbuluar nga flakët.

Fqinjët u përpoqën ta ndihmonin, por ajo vdiq sapo arriti nëspital.

“Nëna ime e dontefamiljen dhe miqtë e saj, gatuante shumë ushqime. Ajo ishte inteligjente dheaventureske, i pëlqente të udhëtonte. Ajo ishte gjithashtu një gjyshefantastike. Tani është shumë e vështirë të pranoj vdekjen e saj në këtë formë, ështëshumë e tmerrshme”, është shprehur djali i saj Ben Webb.