Del klipi i ri i Dua Lipës me J Balvin, merr pjesë aktorja e famshme e “La Casa de Papel”
Dua Lipa pas mesnatës publikoi videoklipin e saj mëtë ri i cili është një bashkëpunim mes këngëtarëve J Balvin, Bad Bunny dheTainy. Që në momentet e para të lançimit kjo këngë është pritur mjaft mirë porajo që vodhi gjithë vëmendjen është protagonista në klip. Një këngë ritmike,bardh e zi dhe aktorja e famshme e serialit spanjoll " La Casa De Papel",Úrsula Corberó e kanë bërë këtë këngënjë sukses të garantuar.
Klipi është xhiruar në shtëpinë e aktores dhe nëpërmjet postimit të fundit, Dua e kafalenderuar atë për pjesëmarrjen dhe punën e realizuar me aq profesionalizëm.
“UN DIA ka dalë tani – Unë shpresoj që kjo këngë t’ju çojë diku në ndonjë ishull… edhe nëse vetëm për një moment – Faleminderit @jbalvin @badbunnypr @tainy pasi dëgjova fjalët tuaja, prodhimin dhe tekstin, u emocionova që më kërkuat të shkruaj dhe të plotësoj historinë tënde. Shpresoj se kemi pikturuar pamjen ashtu si e kishit imagjinuar në radhë të parë. Faleminderit që më keni bërë pjesë të vizionit tuaj – UN DUA një falenderim special për @ursulolita mahnitëse dhe të talentuar për atë performancën e karantinës dhe @icoffeejr që gjithmonë je partneri im në shkrim”, shkruan ajo.