Ish-mësuesja që përdhunoi 12-vjeçarin dhe u martua me të, vdes në moshën 58 vjeç

Mary Kay Letourneau, ish-mësuesja e shkollës sëmesme në Seattle, e cila u dënua për përdhunimin e një studenti, është ndarënga jeta në moshën 58-vjeçare për shkak të kancerit.

58-vjeçarja ndërroi jetë në shtëpi të hënën pas njëbeteje disa mujore me kancerin e zorrës së trashë.

Letourneau u bë kryefjalë e mediave në vitin 1997,ku u zbulua marrëdhënia seksuale me një nga studentët e saj 12-vjeçar, ViliFualaau.

Letourneau, një nënë e katër fëmijëve në atë kohë,së pari u takua me Fualaau kur ai u fut në klasën e dytë në vitin 1992, por atafilluan marrëdhënien  e tyre seksuale katërvite më vonë , kur ai ishte 12 vjeç.

Në vitin 1996, pasi mbaroi viti shkollor, dyshja uregjistruan në klasa verore në të njëjtin kolegj të komunitetit dhe filluan tëkalojnë më shumë kohë së bashku.

Një ditë pas mësimit, dyshja dolën për darkë. Në njëintervistë të dhënë në vitin 2018, Fualaau kujtoi se pasi përfunduan darkën ai ikërkoi të puthte Letourneau brenda makinës së saj, e cila pranoi.

Letourneau atëherë bëri seks me Fualaau për herë tëparë, kur burri i saj, Steve Letourneau, ishte jashtë qytetit.

Rreth orës 1:20 e mëngjesit, më 19 qershor 1996,policia i gjeti të dy në makinën e parkuar në Des Moines Marina. Mësuesja kaloidirekt në sediljen e parë ndërsa Fualaau bëri sikur ishte duke fjetur.

Ata u dërguan në komisariat, por nuk u mor asnjëveprim ndaj tyre.

Sidoqoftë, marrëdhënia e tyre u zbulua në shkurt të1997, kur Steve Letourneau gjeti letrat e dashurisë që dyshja i kishin shkruarnjëri-tjetrit. Ai u përball me Fualaau, duke i kërkuar që t'i jepte fundmarrëdhënies përndryshe ai do t'i informonte prindërit e tij.

Një nga të afërmit e Steve kishte paralajmëruar autoritetete shkollës për marrëdhëniet e tyre dhe Letourneau u arrestua me akuza ligjorepër përdhunim.

Steve i kërkoi divorcin dhe mori kujdestarinë eplotë të katër fëmijëve të tyre dhe e transferoi familjen në Alaska.

Letourneau fillimisht u dënua me tre muaj burg sipjesë e një marrëveshje për pranimin e fajit në nëntor 1997, në të cilën ajo radakord të mos ketë më asnjë kontakt me Fualaau. Ajo ishte shtatzënë me fëmijëne ish-studentit të saj në kohën e dënimit të saj. Megjithatë, menjëherë paslirimit të saj nga burgu, ajo u gjet edhe një herë duke bërë seks në një makinëme Fualaau më 3 shkurt.

Ajo u dënua me burg për 7 vite nën akuzat e dhunimittë fëmijëve të shkallës së dytë. Mësuesja lindi fëmijën e dytë të Fualaaundërsa ishte në burg. Fualaau ende nuk kishte mbushur 15 vjeç.

Pas lirimit nga burgu, Fualaau, i cili ishte atëherë irritur, bëri kërkesë në gjykatë që të hiqeshe urdhri që e ndante të kishtekontakt me të.

Letourneau dhe Fualaau tronditën edhe një herë botën kur atavendosën të martoheshin në 2005. Ata qëndruan të martuar për 12 vjet, derisaFualaau bëri kërkesë për divorc në vitin 2017. Edhe pse ishin në proces ndarjeata vazhduan të jetonin bashkë me dy vajzat e tyre Georgina dhe Audrey.

Pavarësisht përpjekje për t'u pajtuar, çifti përfundoi lidhjene tyre në shkurt të vitit të kaluar dhe filluan të jetojnë të ndarë.

Sipas të afërmëve të tyre, edhe pas ndarjes ata nuk e urrenin njëri-tjetrin dhe kishin ngelur miq.