Parlamenti i hap rrugën reformës kushtetuese të Renzit
Parlamenti italian i ka hapur më në fund rrugën mbajtjes së një referendumi të propozuar nga Kryeministri Mateo Renzi, dhe që në thelb përmban reduktimin e pushteteve të Senatit. Kreu i ekzekutivit ka shprehur bindjen se kjo është një reformë mjaft e rëndësishme e cila do të sjellë më shumë stabilitet në vend si dhe do të stimulojë rritjen ekonomike. Renzi ka deklaruar se nëse qytetarët nuk do t'a pranojnë alternativën e tij në referendumin që pritet të mbahet në muajin tetor, atëherë ai do të japë dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. Parlamenti italian ka miratuar mbajtjen e një referendumi për një sërë reformash në fushën kushtetuese të propozuara nga Kryeministri Mateo Renzi, të cilat sipas tij do të sjellin më shumë stabilitet në politikën vendase.Propozimi për amendimin e Kushtetuës e vë theksin tek shfuqizimi i disa pushteteve që ka Senati përfshirë të drejtën e vetos mbi ligje të caktuara. Aktualisht Dhoma e Deputetëve dhe Senati i Republikës kanë fuqi të barabarta.Thirrja e referendumit që pritet të mbahet në muajit tetor të këtij viti u miratua me 361 vota pro dhe shtatë kundër nga dhoma e ulët e Parlamentit, teksa procesi u bojkotua nga partitë opozitare në mbyllje të tij.Kryeministri Matteo Renzi e përshëndeti vendimin e Parlamentit nga Irani ku ndodhet në një vizitë zyrtare duke thënë se ky është një moment historik për Italinë. Ai ka shprehur bindjen se reforma do të miratohet, duke premtuar se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë ai do të tërhiqet nga posti i tij si Kryeministër.Megjithatë, propozitimi i Renzit është kritikuar nga një pjesë e mirë e politikanëve vendas të cilët janë shprehur se kjo është qartësisht një përpjekje për t'i dhënë qeverisë një orentim më presidencial, duke prishur në një farë mënyre edhe parime themelore demokratike sic është check and balance.