Kombëtarja shqiptare në Armeni, Gianni De Biasi: Do luajmë për kualifikim
Përfasqësuesja shqiptare ka mbërritur Yerevan, pas 4 orësh udhëtim, aty ku do të përballet me Armeninë, në sfidën më vendimtare të kësaj faze kualifikuese.Trajneri Gianni De Biasi në konferencën e fundit për mediat deklaroi se shancet janë të mëdha që skuadra shqiptare të marrë kualifikimin për në Europianin e Francës, duke shtuar gjithashtu se e ka vendosur formacionin dhe se 11 –ja titullare mund të pësojë disa ndryshime.“ Nëse do ju thoja pas shortit se do të luaja me Armeninë për kualifikim do më merrnit për të çmendur, por ja ku jemi sot”, deklaroi tekniku italo-shqiptar.Ndërsa kapiteni Cana theksoi se kjo ndeshje do të vendosë fatin e çdo shqiptari.Presidenti i FSHF, Armando Duka u shpreh mjaft optimist duke treguar besim maksimal tek kjo kombëtare. Megjithëse pranoi se do të jetë një sfidë shumë e vështirë.Kombëtarja u nis sot paradite-Kombëtarja shqiptare u nis paraditen e sotme në Yerevan, ku do të luaj ndeshjen e fundit për Eliminatoret e Euro 2016, atë me Armeninë. Tifozë të shumtë shkuan në aeroportin “Nënë Tereza” në mbështetje të kombëtares. “Urojmë që të arrijmë rezultatin e dëshiruar dhe te shkojmë në Francë” shkruhet në një postim në facebook nga FSHF,Nuk ka më asnjë kalkulim, fitorja në Armeni përkthehet në lejekalimin për në Francë. Trajneri Gianni de Biasi pritet që të bëjë disa ndryshime në krahasim me përballjen ndaj serbëve, ku i pari është një ndryshim i detyruar pasi Ansi Agolli nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide për shkak pezullimi, në vendin e tij mund të aktivizohet Hysaj, pasi për fat të keq mbrojtësi tjetër i krahut të majtë Naser Aliji nuk është në gjëndje perfekte fizike për arsye dëmtimi, ndërsa Lila mund të sistemohet në të djathtë të repartit difensiv.Ndërkohë që pritet aktivizimi nga fillimi i Shkëlzen Gashit dhe Sokol Cikalleshit, i pari në të djathtë të mesfushës dhe i dyti në majën e sulmit.Pra formacioni titullar që mund të zbresë në fushë në Yerevan nën skemën taktike 4-4-1-1 do të jetë i fromuar nga Etrit Berisha në kuadrat, Lila, Cana, Gjimshiti dhe Hysaj në mbrojtje, Gashi, Migjen Basha, Xhaka dhe Lenjanin në repartin e mesit të fushës me Memushajn pas krahëve të Sokol Cikalleshit. Në këtë rreshtim paraprak dallohet që është i njëjti modul si ai i përdorur me Serbinë, por me aktorë të ndryshëm.Gjithsesi në përballje të tilla rëndësi më shumë se sa rreshtimi taktik ka grinta dhe etja për sukses e lojtarëve kuqezi, nëse këto dy elemntë janë në nivelet e duhura, atëhere harku i triumfit është më pranë se kurrë.
[caption id="attachment_595714" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Futbollistet e kombetares hipin ne avion per tu nisur per ne Armeni[/caption][caption id="attachment_595715" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Futbollistet e kombetares hipin ne avion per tu nisur per ne Armeni[/caption][caption id="attachment_595716" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Trajneri Gani de Biasi ne avion me kombetaren[/caption][caption id="attachment_595693" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tifozet kuq e zi duke mbeshtetur kombetaren ne momentet e nisjes per ne Armeni[/caption][caption id="attachment_595694" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tifozet kuq e zi duke mbeshtetur kombetaren ne momentet e nisjes per ne Armeni[/caption][caption id="attachment_595695" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tifozet kuq e zi duke mbeshtetur kombetaren ne momentet e nisjes per ne Armeni[/caption]/Oranews.tv/