Artistja e paralizuar që arrin të pikturojë me gojë
Mariam Fatima Pare, është një artiste e cila i kalon të gjitha dimensionet. Pavarsisht se është paralizuar në moshën 20 vjeçare, - në kohën kur karriera e saj sapo kishte marrë një drejtim, sepse studionte në Universitetin e Arteve, në USA, - kjo nuk e ndaloi të vazhdonte pasionin e saj.Mariam u bë pre e një sherri të dhunshëm, ku u plagos me armë zjarri në shpinë, qafa i mbeti e paralizuar dhe as lëvizjen e dorës nuk arrinte t’a bënte dot.Pas plagosjes, gjatë qëndrimit në spital, një infermiere e kishte mësuar si të firmoste, nga ai moment çdo gjë kishte ndryshuar për të dhe goja e saj u shndërrua menjëherë në një “dorë”, që do të kishte më vonë një "peshë" më të rëndë se sa fjala.Ajo u stërvit përgjatë 8 viteve, duke u bërë më pas një artiste shumë e njohur dhe një talent që mund të frymëzonte çdo qënie njerëzore.Piktoria kapërceu tragjedinë dhe ndërtoi një mënyrë jetese të re, por shumë të bukur edhe pse e paralizuar.Marian shprehet se ndoshta sot duke i kushtuar më shumë kohë pikturës, kam bërë piktura edhe më të bukura se sa në kohën kur pikturoja me dorë./mp/oranews.tv/