Renee Zellweger "Nuk kam bërë ndërhyrje kirurgjikale, po jetoj një jetë ndryshe"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2014, 13:12
Ajo shokoi opinionin public dhe fansat e saj teksa u shfaq e transformuar në fytyrën e saj në tapetin e kuq në eventin e ELLE.Por Renee Zellweger ka reaguar ndaj zërave se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjikale duke i quajtur ato “qesharake”.“jam e lumtur që njerëzit mendojnë se ngjaj ndryshe. Po jetoj një jetë ndryshe dhe më të lumtur plot kuptim, dhe kjo siç duket është shfaqur tek unë.”-ka thënë fituesja e çmimit Oscar për revistën People.Ajo ka 2 vite në një romancë me Doly Bramhall II, dhe thotë se ka shpenzuar vitet e fundit duke bërë një shtëpi, duke dashur dikë, dhe duke u rritur Brenda vetes.“Shokët e mi thonë se dukem e qetë. Jam e shëndetshme”-ka insistuar Renee.