Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare dizenjuesi legjendar Oscar de la Renta
Oscar de la Renta ka vdekur në moshën 82 vjeçare.Gruaja e tij Annete konfirmoi se dizenjuesi i modës legjendar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kent këtë të hënë.De la Renta është diagnostikuar me kancer në vitin 2006, pavarësisht se nuk dijeh akoma shkaku i vdekjes.Ai lindi në Republikën Domenikiane në 1932 dhe u bë i famshëm si fillim duke qënë stilisti i Jackie Kennedy në vitin 1960, por shumë shpejt filloi të dizenjonte për të krijuar markën e tij.Oscar u bë i njohur në sfilatat e tij për fustanet sharmante dhe të pakrahasueshme. Ai ka veshur shumë personalitete ndër vite si Laura Bush, Hillary Clinton, Lady Diana, Jackie Kennedy, Michele Obama etj.Por edhe njerëzit e njohur të muzikës, aktrimit, artit si Nicole Kidman, Cameron Diaz, Beyonce, Sarah Jessica Parker dhe së fundmi edhe gruan e George Clooney me fustanin e nuserisë, Amal Clooney etj.Ai është martuar dy herë, ku pas vdekjes së gruas së parë u martuar me Annete dhe kanë edhe një djalë të adoptuar Moises.