Elvana Gjata së shpejti me një baladë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2014, 10:59
Bëri hitet e verës me këngën “Puthe” por prej ditësh nuk ka sjellë një project të ri muzikor, por siç duket pritja e fansave të shumtë të Elvana Gjatës do shpërblehen.Këngëtarja ka postuar dy foto në Instagram, ku shfaqet elegante dhe me një veshje me stil, e ulur pranë organos ka lënë të kuptohet se tashmë kënga e saj është në rrugë të afërt.Bukuroshja e cila punon në produksionin Threedots, së shpejti do vijë me një baladë, ato që vetëm Elvana mund ti bëjë hite të padiskutueshme.
