Edhe Sara Jessica Parker te gabi???
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2014, 12:12
E kujt do i shkonte në mëndje që aktorja e “Sex and the City” të frekuentonte një treg të rrobave të vjetra. Por është e vërtetë.Sara Jessica Parker është fotografuar teksa frekuentonte tregun e rrobave të përdorura në rrugën Sannio, në Romë.Tregu është një destinacion në kërkim të rrobave të cilësisë së mirë dhe aktorja amerikane duket se nuk do t’i shpëtojë rasti për të blerë një fustan made in Italy.Parker ndodhet në Romë për xhirimin e komedisë romantike “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” të regjisores Ella Lemhagen.