Zhvillohet konkursi i bukurisë "Miss Hitler 2014"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2014, 10:03
Një konkurs i rrallë bukurie është përhapur në rrjetet sociale, me vajzat ruse që urrejnë hebrenjtë dhe kthejnë “lavdinë e Hitlerit”, duke e quajtur këtë konkurs “Miss Hitler 2014”.Femrat tërheqëse ‘naziste’ të cilët kanë postuar selfiet e tyre në rrjetet sociale, kanë marrë pjesë në këtë konkurs nëpërmjet një site Vkontakte.Ato sëbashku me fotot kanë treguar edhe shenja të nazismit dhe fjalë për të shprehur përkrahjen për Hitlerin, të atij regjimi që ka vrarë më shumë se 6 milion njerëz.Nuk dihet se kush e ka përhapur këtë ide, por përfaqësues të këtij rrjeti social kanë lajmëruar se do merren masa.