Momentet mahnitëse të gjirafës që lind të voglin e saj

Këto foto të mrekullueshme tregojnë një moment të rrallë se si një gjirafë sjell në jetë të voglin e saj në Masai Mara National Reserve në Kenya.Teksa ajo bën procesin e lindjes dy gjirafa të tjera e ruajnë nënën nga ndonjë rrezik apo hienat e egra rrotull tyre. Pasi ajo qëndron disa orë në këmbë merr pozicionet e duhura për të nxjerrë nga barku të voglin i cili kishte qëndruar 15 muaj në barkun e saj.Një turist aty afër Andreas Knausenberger ka fotografuar në mënyrë të mahnitshme se si gjirafa e vogël është lindur shëndosh e mirë.Vetëm pas 30 minutash gjirafa e sapolindur ka filluar të ecë në këmbët e saj.