I përplasin makinën dhe i lënë një letër "Je e pasur mjaftueshëm për ta rregulluar vetë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2014, 09:10
Eliza Houghton është rikthyer vonë pas pune për të marrë makinën e saj në stacionin e trenit, por është hasur me një surprizë.Ajo ka gjetur makinën e përplasur dhe një shënim ku shkruante “Më vjen keq, nuk kam siguracion. Ti duhet të paguash vetë dëmin e makinës sepse dukesh që je e pasur”.Producentja e radios ka treguar se ky shkrim fyes dhe ai person që e ka shkruar është një idiot.Megjithatë ajo ka shtuar se makina e saj Hyundai Getz nuk tregon aspak se ajo është e pasur.
