Djali 3 vjeçar që peshon 70 kg, prindërit kërkojnë ndihmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2014, 12:39
Prindërit e një djali 3 vjeçar janë të dëshpëruar pasi ai peshon plot 70 kilogramë.Ata tregojnë se nuk dinë si t’ia bëjnë që ai të mos shtojë më në peshë pasi nuk do mundë të lëvizë dot.Sipas doktorëve Misael vuan nga një sindromë Prader-Willi e cila karakterizohet nga shtimii shpejtë i peshës dhe një dëshirë e madhe për të ngrënë.Mjekimet që prindërit e tij kanë marrë deri tani nuk kanë pasur rezultat duke bërë që ai të shëndoshet përditë e më shumë.Djali 3 vjeçar nuk mund të rrijë në këmbë, por vetëm zvarritet dhe transportimi i tij nga një vend në një tjetër është i vështirë.