"Fqinjët nga Ferri", ato raste kur fqinjët të zënë frymën

Edhe njëherë “Fqinjët nga ferri” kanë nisur episodet e tyre për të ndjekur çështjen e një çifti që po vuajnë nga shtesa e shtëpisë së fqinjëve të tyre.Gerard dhe Christine White janë shokuar kur kanë parë se fqinji ngjitur Mohammed Nazir kishte ndërtuar një shtesë të shtëpisë të tyre duke cunguar shtëpinë e White prej 250,000 paund në Birmingham.Ata nuk janë marrë në konsideratë nga këshilli i planifikimit i cili ka refuzuar të ndërmarrë veprime detyruese kundër strukturës, pavarësisht se është më i madh se ai i dhënë në aplikimin fillestar.“Shtesa e tyre më ka shtëpinë e errët dhe në kuzhinë nuk hyn ajër. Më vonë mund të na kalojë dhe lagështira”-ka thënë zonja White.Megjithatë çifti ka shpresa që nëpërmjet këtij programi të fitojnë të drejtën për të pasur hapësirën e tyre të lirë në shtëpi.