Kate Middelton shtatzënë, mjekët: Gjendja e saj shëndetësore e rënduar
Princi William i Britanisë, nipi i Mbretëreshës Elizabeth, dhe bashkwshortja e tij Kate presin fëmijën e tyre të dytë. Lajmi është bërë i ditur sot nga Buckingham Palace. Fëmija i parë i çiftit, Princi George, lindi në korrik të vitit të kaluar, në mesin e një valë të madhe interesi mediatik ndërkombëtar. "Mbretëresha dhe anëtarët e dy familjeve janë të kënaqur me lajmin se princi dhe bashkëshortja e tij mbretërore janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë," thuhet ne deklaratën e Buckingham Palace.Në deklaratë nuk është dhënë asnjë detaj për kohën se kur vjen në jetë fëmija. Një urim i menjehershëm ka ardhur nga kryeminsitri i britanisë së madhe david kameron. "Shumë urime për Dukën dhe dukeshën e Kembrixhit. Unë jam i kënaqur nga lajmi dhe shumë i lumtur që ata janë duke pritur një tjetër fëmijë,"-ka shkruar Kameron në profilin e tij në rrjetin social twitter.Ndërkohë fëmija i parë i çiftit mbretëror, princi George festoi ditëlindjen e tij të parë më 22 korrik. Pak më shumë se një vit më parë mediat nga mbarë bota ngritën kampet e e tyre jashtë Lindo Wing në spitalin e Shën Marisë në qendër të Londrës për disa javë rresht , në pritje të lindjes së bebit mbreteror. Ishte pikërisht nëna e tij që më në fund dha lajmin se djali i çiftit mbretëror lindi.Më pas princi George Alexander Louis doli jashtë, ku qindra gazetarë e prisnin prej ditësh, në krahët e prindërve të lumtur më 23 korrik. Turma u ekzaltua në momentin kur dukesha kate ja dha në krahë djalin princit William. Ndërkohë fotografitë e para zyrtare të familjes së re u publikuan me 20 gusht. Fotot nuk ishin aspak tradicionale. Imazhet ishin realizuar nga babai i dukeshës, Michael Middleton, ku familja dukej e lumtur dhe e relaksuar në kopështin e Berkshire.Njëra nga fotot tregonte çiftin e ulur në një batanije në piknik, ku sërisht ishte Kate ajo që mbante djalin në krahë. Fotot u publikuan një ditë pasi Princi William dha intervistën e tij të parë pas lindjes së bebit, duke u shprehur se tashmë ai i linte pa gjumë. Më 23 qershor, tre muaj pas lindjes, princi George u pagëzua në një ceremoni private në pallatin mbretëror. Më shtatë prill, princi u shfaq gjatë një turneu 10 ditor të ciftit në Zelandën e Re, i veshur me të kuqe. Princi ishte tetë muajsh dhe fotot e tij bënë xhiron e botës.Dukesha fatkeqësisht po vuan efekte të mëdha nga kjo shtatzani por megjithatë ajo është nën kujdesin e mjekut në pallatin Kensington.Kate Middelton është në javën e 12-të të shtatzanisë.
