Postojnë foton e maturës, bien pre e hakerave

Jordanna  Goodwin dhe Megan Storey, dy 16-vjeçare teksa kanë postuar në profilin e tyre  foto të mbrëmjes së maturës, kanë rënë pre e hakerave.Fotot e këtyre vajzave janë marrë duke u modifikuar me trupa nudo, për t’u postuar më pas në një faqe interneti ‘Snapchat’, duke qënë pjesë të një liste për të parë femra nudo.Gjithashtu kanë vendosur dhe detajet e kontaktit dhe vajzat shprehen për mediat e huaja se kanë marrë disa herë mesazhe nga persona që nuk i njihnin duke iu kërkuar të tjera foto nudo të tyre apo marrdhënie seksuale.‘As nuk e dija që një faqe e tillë interneti ekzistonte. Gjithmonë kam qënë e kujdesshme në fotot e mia në rrjetet sociale’ shprehet njëra nga vajzat.Mijëra vajza britanike bien pre duke u bërë viktima nga perversët që i postojnë fotot e tyre në faqe internet për të marrë sa më shumë klikime, shkruan kështu 'Mirror'