Burri i dehur ngec në xhamin e ATM duke e zënë gjumi

Një burrë i dehur ka ngecur në xhamin e një ATM teksa është munduar të kalojë nëpër një hapësirë të vogël të ventilatorit.Njerëzit të cilët kanë kaluar për të kryer punët e tyre kanë lajmëruar shërbimin e emergjencës për të nxjerrë burrin nga xhami i madh që e kishte mbuluar në mës të trupit.“Ne mendojmë se ai është future aty nga dera kryesore, por ai nuk ishte i aftë të na tregonte se përse ka kaluar nga dera e vogël. Ai ka futur gabim pinin e kartës dhe dera nuk është hapur për herë të parë, prandaj është munduar të kalojë nga një hapësirë tjetër”-ka thënë njëri nga punonjësit e shërbimit.Burri nuk ishte i vetëdijshëm për gjëndjen dhe ai nuk ka munduar të ndjekë udhëzimet e specialistëve, megjithatë ata janë detyruar të presin xhamin e ATM që të dalë shëndosh e mirë.1409324692751_wps_86_Pic_shows_Firefighters_re 1409324310461_wps_80_Pic_shows_Firefighters_re