Grabitet nga 'dashnorja' pas një nate plot pasion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2014, 15:54
Një burrë i martuar, gruaja e të cilit nuk ndodhej në qytet atë natë, vendosi të kalonte një mbrëmje në një night club në Manchester, dhe pasi u njoh me një vajzë e ftoi të kalonin natën bashkë.Pas një nate të zjarrtë dhe plot pasion, kur ai u zgjua në mëngjes zbuloi që vajza e panjohur ishte ‘zhdukur’ bashkë me telefonin, portofolin si dhe të gjitha paratë kesh që kishte në xhepin e pantallonave dhe menjëherë ka lajmërur policinë.Pasditen e asaj ngjarje policia shkroi në faqen e tij zyrtare ‘Kujdes nga takimet 'për një natë', kur të zgjoheni mund të zbuloni se ju kanë vjedhur’.