Dyqani në Kosovë që shet rrobat e inspiruara nga Hillary Clinton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2014, 12:16
Harrojeni bulevardin me emrin e Bill Clinton në Prishtinë, ose statujën gjigande të presidentit. Tashmë në Kosovë është hapur një dyqan rrobash duke u inspiruar nga moda dhe stili i veshjesh së ish sekretares së shtetit dhe zonjës së parë Hillary Clinton.Dyqani ka fustane, kostume dhe funde të cilat janë të dizenjuara në sajë të veshjeve të Hillary.Ky dyqan i cili mban emrin Hillary vizitohet nga shumë njerëz jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan.Clinton ka vizituar butikun në vitin 2012 dhe ka blerë aty. Sipas pronarit Besian Morina që nga ajo kohë dyqani është bërë edhe më i njohur e njerëzit e kanë frekuentuar më shumë.“Ne e falenderojmë atë për vizitën në dyqanin tonë”-ka thënë Morina.