Qeni besnik që nuk largohet nga varri I pronarit të tij

Ka rreth një muaj që 18-vjeçari  Bhaskar Shri nga India ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti dhe qeni i tij nuk pranon të largohet nga varri i pronarit, madje ai as nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë që nga dita që djaloshi është varrosur.I riu kishte 5 vite që e kishte gjetur qenin e braktisur në rrugë,  e mori në shtëpi dhe derisa ai vdiq ishin të pandarë.Një punonjës i shpëtimit të kafshëve shprehet se kishte disa ditë që kalonte pranë varrezave dhe shikonte qenin në të njëjtin vend madje dhe në të njëjtin pozicion, dukej sikur nuk kishte lëvizur për disa javë, mediat e huaja shkruajnë se qeni nuk lejon askënd t’i afrohet varrit të pronarit të tij.