Modelja australiane: Mjaft më me fotoshop

Modelja australiane Meaghan Kausman e cila realizoi disa foto për linjën e re të kostumeve të banjos Fella Swim duket se është acaruar së tepërmi nga manipulimi dixhital I imazhit të saj me atë të përdorimit të teknologjisë së fotoshop-it.Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një imazh të saj gjatë realizimit të setit fotografik, ku duken format e saj me dhe pa fotoshop dhe shkruan e inatosur  ‘Mjaft më me fotoshop’.Duken qartë rregullimet në format e modeles me anë të fotoshop-it, me qëllim që format e saj të duken më të holla se çjanë në të vërtetë dhe kjo vetëm për qëllim marketingu.