Krijon aplikacion në smartphone që fëmijët të mos refuzojnë telefonatën e saj
Një nënë ka krijuar një aplikacion në smartphonin e dy fëmijëve të saj adoleshentë, kur ajo t’i telefonojë ata nuk kanë më mundësi ta ‘injorojnë’ telefonatën.‘Mosha e adoleshencës është mosha më e vështirë dhe delikate e jetës dhe në këtë moshë prindërit mundohen të kenë më shumë kontroll mbi fëmijët, sa herë që prindërit i telefonojnë ata ose nuk iu përgjigjen telefonatave ose i bëjnë ‘ignore’ dhe prindërit nuk kanë se si t dinë se ku ndodhen ata’ shprehet kështu Sharon Standifird nga Houston.Pasi ka ndjekur disa kurse informatike dhe me anë të disa specialistëve të telefonave celular arriti të krijojë në telefonin e dy fëmijëve të saj adoleshente, një aplikacion të cilin sa herë që dëshiron të komunikojë më fëmijët ata nuk kanë mundësi tjetër veçse t’i përgjigjen nënës së tyre.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter