Rita Ora shpërthyese në V Festival
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2014, 13:22
Rita Ora kur del në skenë tregon se nuk ka kufi me performacat e saj shpërthyese dhe stilin e të veshurit.Princesha e popit u ngjit në skenën e V Festival në Chelmsford në Angli të shtunën, veshur me bikini leopard me mëngë të gjata dhe me thekë tek krahët, ajo nxirrte në pah trupin e saj të tonifikuar.Konsiderohet një ikonë e stilit të saj unik dhe këtë e tregoi më së miri gjatë koncertit e cila edhe këtë rradhë më zgjedhjen e bërë tërhoqi vëmendjen.