Zbulon nga Facebook se bashkëshorti ishte i martuar dhe me tre gra të tjera

Një 49-vjeçare nga Karolina e cila ishte martuar me Darnell Pixley në Nëntor të 2013, përmes një kontrolli rutinë në Facebook zbulon se bashkëshorti i saj ishte i martuar edhe me tre gra të tjera.Gruaja pasi bëri këtë zbulim skandaloz menjëherë lajmëroi policinë dhe paraqiti një ankesë për hetuesit pasi ajo zbuloi se bashkëshorti i saj 49-vjeçari Darnell Pixley ishte i martuar njëkohësisht me tre gra të tjera dhe për më tepër ishte i divorcuar nga një tjetër grua.Darnell Pixley u arrestua nga policia  akuzohet për poligami dhe se  martesat e tij me gratë e tjera kanë ndodhur në shtete të ndryshme të amerikës.Hetuesit shprehen se i dënuari do të përballet me shumë vitë burg pasi martesa me disa gra në të njëjtën kohë është e ndaluar me ligj.