Jennifer Aniston, 45-vjeçarja që sfidon moshën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2014, 10:56
Aktorja e hollivudit Jennifer Aniston e cila tashmë është 45 vjeç, është një ndër ato aktore e cila kujdeset deri në detaj për look-un, jo vetëm në evente të rëndësishme por edhe në jetën e saj të përditshme.Aktorja 45-vjeçare është fotografuar teksa ishte drejtuar për një trajtim SPA në Beverly Hills të premten, e cila veshur më një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë të thjeshtë lejla, shohim një trup elegant të mrekullueshëm dhe këmbë të tonifikuara.Parukieri i saj Chris McMillian postoi në rrjetin e tij social Instagram, një foto të yllit të serialit “Friends” ku ajo që bie më shumë në sy është buzëqeshja e saj në fytyrë duke na lënë të kuptojmë se aktorja ndihet shumë mirë më look-un e saj.