Lady Gaga dhe Asia, një dashuri e përjetshme

Lady Gaga prej kohësh u ka prezantuar fansave, qenin e saj të dashur francez Asia. Duke e zbukuruar me aksesorë, duke e veshur me të njëjtat rroba si vetja, duke e bërë edhe modern e me stil të veçantë.Ajo ka postuar foto pafund të tij në Facebook duke treguar një dashuri të madhe.Por kësaj here mbretëresha e popit ka bërë edhe një surprizë tjetër për Asian e saj teksa është shfaqur në kopertinën e revistës Bazaar me aksesorin më të veçantë, me qenin e saj të dashur.Diva 28 vjeçare është shfaqur e veshur e gjitha në një veshje të Chanel dhe me flokë të gjata bjonde.