Kim Kardashian kritikohet për notimin me delfinët
Ajo bën zhurmë gjithandej ku shkon. Dhe Kim Kardashian kësaj here ka tërhequr vëmendjen duke shpërndarë një video në Instagram ku ajo po noton sipër dy delfinëve.Por kjo gjë është kritikuar nga grupi PETA i të drejtave të kafshëve.Duke i falenderuar trajnerët e Vallanta Adventures në Puerta Vallante ylli i televizioneve ka shkruar: “Double dolphin ride with @kristennoelgipson. Thank you Vallarta Adventures for teaching us so much!”Ajo gjithashtu ka shprehur dëshirën e madhe që ti tregojë vajzës së saj 1 vjeçare North West fotot që ka bërë me delfinët kur të rritet. Siç duket Kim Kardashian ka kujtime të bukura nga ky udhëtim në Meksiko.“Can't wait to show my daughter the pics of her swimming with dolphins & kissing a sea lion when she gets older! #ThanksForTheMemories #Mexico.”-ka shkruar ajo.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter