‘Lechal’ këpucët inteligjente që ju tregojnë drejtimin

Këpucët ‘Lechal’ janë lloji më i ri i këpucëve inteligjente që ndihmon njerëzit të gjejnë rrugën e tyre pa pasur nevojë të shikojnë telefonat inteligjentë.Këpucët ‘Lechal’, që në Hindu do të thotë “më trego drejtimin”, vijnë në formën e atleteve sportive, ideja e prodhimit të këtyre këpucëve duke implementuar këtë teknologji ishte fillimisht për të ndihmuar pesonat që kanë problem me shikueshmërinë, sipas ‘Journal’.Fillimisht personat që kanë veshur këto atlete duhet të klikojnë nëpërmjet hartës në Google, më pas smartphoni I tyre lidhet me atë të ‘Bluetooth’ në një modul të vogël të vedosur në pjesën e pasme të atleteve, e cila më anë të një sensori ju tregon drejtimin që duhet të merrni.